Thursday , 23 February 2023

LEZHE, MBILLEN PEME TE REJA NE RRUGEN “SHTRAUS”

Përmiresimit të infrastruktures në zona të ndryshme të Lezhës, Bashkia po i paraprin edhe me mbjelljen pemeve të reja.Në kuader të ditës së tokes Bashkia Lezhë në bashkëpunim dhe më nnëxësit e shkollave mbollen disa peme në rrugen e “shtrausit”.Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë Lezhë Ndue Lushi, thotë se prioritet i kësaj njesie vendore është shtimi i hapsirave të gjelberta dhe në vazhdimësi po punohet në këtë drejtim.

Nxënësit shprehen se është e nevojshme që të rinjtë të japin kontributin e tyre për shtimin e siperfaqeve të gjelberta.

Aksioni për mbjelljen e pemeve të reja në ditet në vijim do të shtrihet edhe në zona te tjera të qytetit të Lezhës.

Lexoni dhe kete

“LAND AND SAND ART FESTIVAL” NË VELIPOJË

“Land and sand Art Festival” është festivali i parë i skulpturave të artit në rërë. …