Mjetet e lundrimit që lëvizin në vijen bregdetare të Lezhës po mbahen në monitorim të vazhdueshem nga Policia Kufitare, me qëllim që të mos jenë shqetësim për pushuesit.
Që prej nisjes së sezonit turistik dhe deri më tani janë bllokuar 9 motorra ujit dhe ndëshkuar drejtuesit e tyre, pasi janë kapur në shkelje të rregullave të përcaktuara më ligj. Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare në Shëngjin Komisar Emiliano Resulaj, u bën thirrje qytetareve që të denoncojnë çdo problematike në det dhe reagimi do jetë i menjëhershem.
Edhe policia e rendit është angazhuar për garantimin e sigurire publike gjatë sezonit turistik, ndërsa problematikat më të mëdha janë shfaqur me ndotjen akustike, kjo dhe për faktin se ka munguar bashkëpunimi ndër-institucional.
Sezoni turistik në Lezhë ka nisur zyrtarisht që prej fundit të muajit maj dhe fatmiresisht deri tani nuk është regjistruar asnjë incident me mjetet e lundrimit apo ngjarje të tjere që mund të cenojnë rendin dhe sigurine publike.