Thursday , 23 February 2023

Lezhe, mungojne fikeset e zjarrit ne shkolla

Ndersa policia rrugore ashperson masat e saje per drejtuesit e mjeteve qe nuk kane fikeset e zjarrit, ne institucionet e arsimit ne lezhe nuk mund te flitet per fikese zjarri. Mijera nxenes qe mesojne ne shkollat e lezhes nuk kane asnje siguri ne rast te shkaktimit te ndonje varte zjarri, kjo pershkak se ato nuk disponojne asnje fikse. Kjo nuk vlen vetem per shkollat e vjetra, por edhe ato te reja te ndertuara vitet e fundit.

polici1-300x238.jpg

Kjo problematike pranohet edhe nga shefi i repartit te zjarrfikesve agustin pepkolaj. Sipas tije kontrollet e ushtruara nga ky institucion kane evidentuar kete mangesi, per te cilen duhet te nderhyje bashkia e lezhes.

Bashkia e lezhes e pranon mangesine e saje ne pajisjen me fikse zjarri per institucionet e arsimit, por shmang komentin nese do ta ndryshoje kete situate. Duke pritur qe vemendja e bashkise te jete drejt femijeve, ne anen tjeter duhet te lutemi qe ne shkolla te mos kete rast te vatrave te zjarrit.

Lexoni dhe kete

“LAND AND SAND ART FESTIVAL” NË VELIPOJË

“Land and sand Art Festival” është festivali i parë i skulpturave të artit në rërë. …