Pagesa e faturavë të energjisë elektrike është kthyer në sfidë për qytetaret në Lezhë.
Prej javësh zyrat e kujdesit ndaj klientit po përballen me kaos dhe radhe të gjata, për shkak të mungeses së përsonelit për të shërbyer.
Qytetaret thonë se detyrohen të presin me orë të tëra për të paguar faturat e energjisë elektrike, duke e konsideruar këtë situatë si aspak normale.
Burime nga Njesia e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë bëjnë me dije se në zyrat e kujdesit ndaj klientit ka mungesë përsoneli për të shërbyer dhe ende nuk është bërë zevendësimi i punonjësve të larguar, duke sjell këtë situatë.