Lezha ka përkujtuar 146-vjetorin e lindjes të poetit, intelektualit dhe politikanit Shqiptar “At Gjergj Fishta”. Në vendlindjen e tijë në fshatin Fishtë u organizu një veprimtari ku ishin të pranishem autoritete lokale, intelektual, nxenes si dhe banore të zones. Aktiviteti nisi me mbjelljen vullnetare të disa pemeve nga fëmijet në këmbim të të cilave u dhuruan libra me poezi të Fishtes.
Kryebashkiaku u Lezhës Fran Frrokaj si dhe prefekti Eduart Ndreca u shprehen se figura si At Gjergj Fishta nuk duhen harruar asnjehere.
Artistet dhe nxenesit e pranishem në këtë aktivitet përmes këngëve, interpretimeve dhe poezive sollen në kujtese At Gjergj Fishten këtë figure shume dimensionale dhe të rralle për kombin shqiptar.