Thursday , 23 February 2023

Lezhë – Torovicë në gjendje të mjerueshme

Në rrugën drejt Torovicës qarkullimi nuk bëhet si në çdo rrugë tjetër.

Drejtuesit zgjedhin për të lëvizur në kah të kundërt për të shmangur gropat e pakalueshme.

Në këtë aks makinat lëvizin në kah të kundërt.

Shoferët shpërfillin edhe kthesat e rrezikshme.

Është rruga Lezhë –Torovicë, ose e njohur më parë si rruga e vjetër drejt Shkodrës.

Nga 15 kilometra, vetëm një kilometër e saj është shtruar në njërën anë.
234 milion lekë të vjetra paguan Autoriteti Kombëtar i Rrugëve në veri për mirëmbajtjen e segmetit Balldre – Torovicë në Lezhë.

Por gjendja e tij është kjo; gropa dhe në rrugë dhe ujëra që rrinë në mënyrë të vazhdueshme në rrugë.

Shmangia e gropave është e pamundur.

Rruga që u shërben të paktën 6 mijë banorëve të zonës është pothuajse e pakalueshme.

Investimi për rikonstruksionin e segmentit rrugor Balldre – Mali i Jushit që lidh 5 fshatra nisi 1 vit më parë.

Përveçse 1 kilometër që po i rrezikon dhe më tepër banorët, asnjë metër më tepër nuk është rehabilituar.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …