Thursday , 23 February 2023

LEZHE, URAT MESJETARE RREZIKOJNE SHEMBJEN

I kanë rezistuar shekujve, por jo viteve të demokracisë!

Monumentet e kulturës së kategorisë së parë në Qarkun e Lezhës po shkatërrohen dita ditës. Të ndërtuara në mesjete, Ura e Plakut Gjon në Raboshtë dhe ajo e Shkinës në Blinisht ndodhen në gjendje të mjerueshme.

Këto monumente të mjaft të rëndësishme janë mbuluar nga vegjitacioni. Ish-përgjegjësi i Monumenteve te Kulturës në Lezhë, Paulin Zefi, tregon se pastrimi i fundit është bërë 8 vite më parë nga vullnetarë dhe nëse nuk do ketë ndërhyrje rrezikojnë shembjen.

Në situatë të ngjashme ndodhen pjesa më e madhe e monumenteve të kultures në Qarkun e Lezhës, pasi nuk kanë njohur investime apo edhe mirembajtje përgjatë 30 viteve.

Lexoni dhe kete

“LAND AND SAND ART FESTIVAL” NË VELIPOJË

“Land and sand Art Festival” është festivali i parë i skulpturave të artit në rërë. …