“Pasioni për Thethin” u paraqit nëpërmjet një libri të prezantuar në biblotekën “Marin Barleti” të qytetit të Shkodrës. Autorja Gerda Mulder sëbashku me Robert Elsie, ku ky i fundit nuk jeton më dhe në kuadër të 1-vjetorit të vdekjes së tij, solli librin që flet për bukuritë e Thethit. Autorja Mulder tregon për ndryshimet e Thethit nga hera e parë që e ka vizituar me ditët e sotme, por komenton edhe problemin e rrugës.
Ndërkohë pjesë e këtij libri është edhe Herman Zonderland, që ka fotografuar disa foto të veçanta para disa vitesh në Theth.
Libri është përkthim i veprës “A passion for Theth”, i botuar original në holandisht dhe përmban 326 faqe.