“LIGA UNIKE” NË BASKETBOLL, VLLAZNIA MUNDET NGA PEJA

Edicioni i parë i Ligës Unike në basketboll për meshkuj me pjesmarrjen e 8 ekipeve më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës, ka startuar pasditen e së martës me ndeshjet e turit çerekfinal që janë zhvilluar në Rahovec. Sipas shortit të hedhur, Vllaznia në turin çerekfinal është ndeshur me ekipin e Pejës ndaj të cilit ka humbur me rezultatin 73 me 90.

Basketbollistët shkodranë kanë rezistuar vetëm në 10 minutat e para të ndeshjes të cilat janë mbyllur në avantazhin e tyre 17 me 16. Por vetëm kaq sepse në periodën e dytë është Peja që e rrit lojën duke e fituar atë 26 me 17 dhe kësisoj dy ekipet shkojnë në pushimin e ndeshjes me një avantazh prej 8 pikësh në favor të ekipit kosovar.

Kjo epërsi e tyre do të vinte duke u rritur sepse në periodën e tretë është sërish Peja që e fiton atë 23-19 dhe po ashtu edhe të katërtën në shifrat 25-20 dhe në këtë mënyrë, i gjithë takimi do të mbyllej me fitoren e ekipit kosovar 90 me 73.

Në këtë mënyrë është Peja ajo që vazhdon rrugëtimin e saj në këtë kompeticion duke kaluar në gjysmëfinale, ndërkohë që Vllaznia ndalet këtu duke e mbyllur me takimin çerekfinal.

Megjithatë pjesmarrja e saj në një kompeticion të tillë padyshim që është një eveniment për t’u përshëndetur sepse përveçse është një simbol bashkimi në mes dy shteteve, do të ndihmojë edhe në promovimin dhe zhvillimit e basketbollit.

Vllaznia pas kësaj ndeshje të vlefshme për Ligën Unike do të fokusohet tek ndeshja e rradhës për kampionat teksa do të presë në Shkodër ekipin e Tiranës për javën e fundit të fazës së dytë të kampionatit.

Lexoni dhe kete

KUKËSI – VLLAZNIA, SFIDA HAPËSE E JAVËS SË 32-të

Vllaznia prej dy ditësh ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të …