Lirimi i hapësirave publike vijon të jetë në fokus të Bashkisë Shkodër. Këtë të mërkurë, aksioni u përqëndrua në rrugët “Qemal Draçini”, “Martin Camaj” dhe Pogej.
N/kryetari i Bashkisë Shkodër, Ardit Qylybyli, duke folur për aksionin, tha se ka pasur edhe kundërshtime nga shitësit ambulantë, por kërkohet mirëkuptimi i tyre, pasi ka pasur denoncime të shumta në zonën e Rusit. Ndërkohë, premtoi një zgjidhje për to…
Vetë Qylybyli debatoi me një nga shiteset ambulante në tregun e Rusit…
Aksioni do të vazhdojë në ditët në vijim në zonat e tjera të Bashkisë Shkodër.