Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Shkodër, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit, ka nisur këtë të enjte lirimin e hapësirave publike në zonën e pallateve në Oblikë Qendër.
Ndërhyrja parashikon heqjen e rrethimeve në hapësirën përreth 12 pallateve, teksa nga lirimi i hapësirave publike dhe projekti i rikualifikimit do të përfitojnë 98 familje të kësaj zone.
Drejtori i IMT në Bashkinë Shkodër, Gentian Ibro, bën me dije se subjektet janë njoftuar dhe se nuk ka pasur kundërshtime nga banorët e zonës për aksionin…
Projekti i rikualifikimit të zonës ka një fond rreth 6 mln lekë, me të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër.