Shoqëria shqiptare pret që pas shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Vettingu apo edhe për arsye të tjera të dalin përballë drejtësisë dhe pasuria e tyre e vendosur në kurriz të halleve të shqiptarëve të sekuestrohet.
Kështu u shpreh këtë të premte Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, teksa përcolli rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme, e cila tha se duhet të përmbushen pritshmëritë që publiku ka për Reformën në Drejtësi.
Gjonaj shtoi se kjo ka qenë kërkesë edhe e institucioneve ndërkombëtare.