Dhënia e një statusi të veçantë për Tuzin, në Mal të Zi është drejt fundit. Numri dy i qeverisë së Malit të Zi, njëherësh dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe për Çështjet Evropiane të Malit të Zi, Igor Lukši? ka thënë se bisedimet vazhdojnë dhe Tuzit do t’i jepet një status i veçantë.
Në një konferencë për shtyp me shefin e diplmacisë shqiptare, Lukši? tha se shqiptarët në Malin e zi jo vetëm shikohen me përparësi për qeverishe por të përfshihen dhe në fusha të tjera.
“Ne po përpiqemi të integrojmë të gjtiha pakicat. Ne i konsiderojmë shqiptarët me përparësi, jo vetëm shqiptarët të përfshirë në qeverinë tonë. Ata duhet të përfshihen dhe në fusha të tjera. Bisdeimet vazhdojnë, për Tuzin, që t’i jepet statusi i veçantë. Ideja është që Tuzi të ketë buxhetin e vet, të ketë të ardhurat e veta. Ky është model që mbeshtet nga shumica dhe mendojmë se do të realizohet. Ne kmei politika gjithëprfshirjeje, sigurisht që ka vend për përmirësime dhe kjo po diskutohet për çështjet e pakicave në vend”, deklaroi Lukši?.
Shqiptarët e Tuzit kërkojnë që të kenë të drejta të plota dhe të merret statusi i një komune të veçantë. Tuzi ndan Shqipërinë nga Mali i Zi dhe ndodhet në qendër të këtij të fundit. Ai është i banuar nga shqiptarë etnikë dhe aktualisht ka statusin e një komune urbane, brenda qytetit të Podgoricës.