Pas dorëheqjes së Helidon Bushatit, PD ka zgjedhur si drejtues politik të Qarkut Shkodër, nënkryetarin e PD dhe kryetarin e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj.
PD falenderon Bushatin për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër Edi Ramës.
Ndërkohë, kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së në gjithë Shqipërinë.