Kjo ishte pamja e Lumit Drin ne Lezhë, pas reshjeve të shiut. Shtrati i lumit te ngjante me nje landfill mbeturinash.
Qelq, plastike e materiale te tjera lundronin ne në lum, e me te tej perfundojne ne det, duke krijuar nje ndotje te madhe dhe panorame aspak te kendshme ne kete periudhe sezoni turistik, ku numri i pushuesve eshte gjithnje ne rritje.
Në grykederdhjen e lumit drin, të dy anet e bregdetit janë mbuluar nga mbetje të ndryshme e deri të kafshet e ngordhura, të cilat kane zënë vend.
Shkaktari i kesaj ndotje eshte vete dora e njeriut që i hedh mbetjet jashtë vendeve të përcaktuara, që me shtimin e prurjeve në kohe reshjes merren nga rrjedha e ujit. Kjo është një problematike e vazhdueshme që tregon dhe deshtimin e institucioneve përgjegjëse në menaxhimin e mbetjeve urbane, që po sjell një ndotje mjaft të madhe të bregdetit.