Kjo ishte pamja e Lumit Drin në Lezhë këtë të merkure. Peshq te ngordhur kanë dalë në siperfaqen e ujit, pergjatë gjatësisë se Lumit nga Balldreni deri në grykederdhje në det.
Peshqit e ngordhur jane konstatuar që prej pasdites të së martes, ndërsa ende nuk dihet shkaku i kesaj situate. Peshkatare e qytetare kërkojnë identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjes.
Inspektoriati i Mbrojtës së Territorit dhe Agjensia rajonale e Mjedisit kanë nisur verifimet në terren per zbulimin e shkakut të ngordhjes së peshqeve, që dyshohet të ketë ardhur nga gjuetia me dinamit apo derdhja e lendeve te rrezikshme ne lum.