Një përson mbeti i plagosur, pasi u godit nga një automjet teksa po pinte kafe në ambjentet e jashtme të një lokali.
Aksidenti ndodhi rreth orës 9:00 të së enjtes në rrugen e vjeter nacionale Lezhë-Milot, pranë fshatit Tresh. Një automjet “Volsvagen” që drejtohej nga një grua, humbi kontrollin dhe përfundoj në ambjentet e një lokali në ane të rrugës.
Nga aksidenti mbeti i plagosur një përson i cili ishte duke pire kafe dhe u dërgua me urgjence në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jeten si pasojë e plageve të marra në disa pjesë të trupit.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti i cili është i 3-te që ndodh në harkun kohor të 4 ditëve në rruget e Qarkut të Lezhës me një bilanc 7 përsona të plagosur.