Thursday , 23 February 2023

MAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE KËMBËSOREN NË KURBIN

Një grua humbi jeten pasi u përplas nga një automjet në autostraden Milot-Thumanë. Aksidenti ndodhi në oret e para të mëngjesit të së premtes në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”, ndërsa viktima ende nuk është identifikuar.

Ajo u gjet pa shenja jete në hapësirën ndërmjet trafikndarësve të rrugës dhe automjeti i cili e ka aksidentuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi punen hetimore, për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …