Thursday , 23 February 2023

Mali i Zi, shqiptaret me abetare mbarekombetare

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Suad Numanoviq dhe kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka kanë nënshkruar “Memorandumin për mirëkuptim dhe masat në luftën kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, si dhe promovimit të tolerancës ndaj LGBT personave”.”“Detyrimi i komunës sipas marrëveshjes është që të emëroje kontakt  personin për implementimin e marrëveshjes”, tha Gjeka.

Kryekomunari shprehu pritshmërinë se nga shtatori nxënësit e klasës së parë në shkollat në gjuhën shqipe do të mësojnë me abetaren e cila përdoret në Shqipëri dhe Kosovë.

Numanoviq tha se Ulqini është qytet i hapur, ndërsa marrëveshja do të ndihmojë integrimin e grupeve të prekshme në shoqërinë demokratike të Ulqinit.

Lexoni dhe kete

NË MAL TË ZI “KRISJE” BRENDA SHUMICES

Është konstituar parlamenti i ri i Malit të Zi ku për herë të parë Millo …