Herald Marku ishte futbollisti i fundit që iu bashkua ekipit të Vllaznisë para nisjes së tij për në Austri. Në një prononcim të dhënë për mediat, mesfushori shkodran ka shpjeguar edhe arsyet pse vendosi të lërë Partizanin dhe të rikthehet tek kuqeblutë, ku e kanë pritur jashtëzakonisht mirë…
Marku ka folur ndërkohë edhe për përballjet europiane ndaj ekipit të Krajovës të cilin e ka vlerësuar maksimalisht, por është shprehur se Vllaznia do të bëjë më të mirën ndaj saj. Po ashtu, lojtari i mesfushës kuqeblu ka deklaruar se skuadra në sezonin e ri do të ketë objektiva madhore…
Herald Marku është duke u stërvitur bashkë me skuadrën në Austri dhe nesër do të jetë në fushë në miqësoren e parë që ekipi i Vllaznisë do të zhvillojë atje, ndërkohë që pas saj do të jenë edhe dy miqësore të tjera që do të luhen përpara kthimit në Shkodër.