Dioqeza e Rrëshenit në bashkëpunumim me organizata të Shoqërise Civile në Kurbin e Lezhë, u solidarizuan me ngjarjen tragjike në Patom të Himarës, ku humbi jeten një 7-vjeçare, pasi u godit nga një motoskaf.
Përfaqësuesit e klerit katolik dhe aktivistet të mbështetur edhe nga qytetare, u mblodhen tek kisha e Shëngjinit e më pas marshuan në heshtje, duke ndezur qirinj e hedhur lule në bregdetin e Shëngjinit në perkujtim të vogëlushes.
Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta tha se ne lutjen e tyre ne qetesi per familjen qe humbi femijen e saj, janë të mijera shqiptare qe u hidheruan, trishtuan dhe u solidarizuan për këtë ngjarje dhe gjithçka është një homazh për ta.
Ky marshim homazh ishte edhe një protestë ndaj ngjarjeve të tilla, që ata të mos përsëriten më.