Thursday , 23 February 2023

MARYNA NAKONECHNA, NJË UKRAINASE QË JETON NË SHQIPËRI

Kjo është Maryna Nakonechna, një ukrainase e martuar në Shqipëri, e lindur në Kiev. Ajo ishte e pranishme këtë të marte në panairin e hapur në qytetin e Shkodrës në kuadër të Javës Europiane.

Nakonechna, teksa flet për situatën në Ukrainë, ka një mesazh për të gjithë…

“Këto piktura janë bërë nga fëmijët ukrainas me zemër. Situata në Ukrainë është shumë e vështirë dhe fëmijët të cilët po rriten e ndjejnë dhe mundohen ti tregojnë botës edhe me fjalë që janë të përkthyera në shqip se çfarë po ndodh në Ukrainë. Duan të jetojnë në paqe, të jenë të lumtur me familjet e tyre dhe me prindërit e tyre.

Të gjitha këto piktura janë shumë të rëndësishme për të gjithë ne, sepse fëmijët janë e ardhmja jonë. Duam ti tregojmë botës që kemi nevojë për ndihmë, të jemi të sigurtë, duam të ruajmë kulturën tonë, zakonet tona dhe të shpëtojmë të ardhmen tonë.”

Ajo tregon se familja e saj ndodhet në Ukrainë dhe për të kjo situatë është shumë e vështirë. Ndërkohë, e pyetur nëse prindërit mund ta lënë Ukrainën, ajo shprehet…

“Tani po jetoj në Shqipëri. Familja ime është atje dhe për mua është shumë e vështirë të jem këtu. Unë flas çdo ditë në telefon, përpiqem që ti jap mbështetje morale dhe emocionalisht është e vështirë. Të gjitha rrugët janë të shkatërruara në Ukrainë.

Ata nuk mund të udhëtojnë me makinë lehtësisht, duhen disa ditë që të lënë Ukrainën. Por, që të jemi të sinqertë ata janë patriotë dhe nuk duan të lënë vendin.”

Ndër të tjera, Maryna Nakonechna tha se ka shumë ukrainas që jetojnë në Shqipëri.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …