Në një komunikim me mediat, drejtori i OSHEE për rajonin e veriut, Armand Zhuka, bëri me dije se janë marrë të gjitha masat nga OSHEE për sezonin turistik në zonat bregdetare dhe malore.
Ai garantoi të gjithë subjektet turistike se do të jenë të furnizuar 24 orë me energji elektrike, ndërsa e pranoi se janë konstatuar shkelje…
Ndërkohë, një paralajmërim e kishte për kompanitë e internetit, të cilat kanë shtrirë, sipas tij, linjat e tyre në mënyrë të paligjshme, duke u bërë pengesë për punën e OSHEE.