Policia Rrugore e Shkodrës vijon me masat e shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.
Kështu, gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital , shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.”
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur 857 masa administrative, për shkeljet të ndryshme, si:
202 masa administrative për parakalime të gabuara;
1 masë administrative për perdorim të xhamave të errësuar dhe të riveshur ;
5 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
51 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
21 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
36 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
113 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
428 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.