Thursday , 23 February 2023

MASAT E POLICISË RRUGORE TË SHKODRËS

Policia Rrugore e Shkodrës vijon me masat e shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës që lamë pas, janë vendosur 810 masa administrative, për shkeljet si:

179 masa administrative për parakalime të gabuara;
1 masë administrative për perdorim të xhamave të errësuar dhe të riveshur;
6 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;

18 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
42 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
123 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
441 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …