Thursday , 23 February 2023

MASAT E POLICISË RRUGORE TË SHKODRËS

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore e Shkodrës me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik është arrestuar 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar në total 13 leje drejtimi, nga këto 8 janë pezulluar për qarkullim tej normave të lejuara të shpejtësisë, 3 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim të automjetit, nën efektin e alkoolit dhe 2 të tjera, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës, janë vendosur 792 masa administrative, për shkeljet si:

187 masa administrative për parakalime të gabuara;
267 masa administrative për tejkalim te normave te shpejtësisë ;
30 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
22 masa administrative për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit;

18 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve;
55 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
213 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia thekson se risi në këtë sezon është edhe monitorimi i çdo aksi rrugor të qarkut të Shkodrës, me makinën inteligjente dhe me dron, me qëllim evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim për aksidente, si dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë këto shkelje.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …