Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore e Shkodrës me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, janë proceduar në gjendje të lirë 2 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt dhe 6 të tjerë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
Janë pezulluar 9 leje drejtimi, nga këto 6 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë, 2 leje drejtimi për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit dhe 1 leje për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës, janë vendosur 667 masa administrative, për shkeljet si:
167 masa administrative, për parakalim të gabuar;
233 masë administrative, për tejkalim te normave te shpejtesisë;
30 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
11 masa administrative, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
17 masa administrative, për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
22 masa administrative, për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
187 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.