Thursday , 23 February 2023

MASAT E POLICISE SE SHTETIT PER SEZONIN TURISTIK

Për sigurinë e pushuesve dhe për t’ju ardhur në ndihmë në rast nevoje, Policia e Shtetit në të gjitha pikat e kalimit kufitar, plazhe e biznese po shpërndanë fletë-palosje me këshilla për pushuesit e huaj në anglisht dhe italisht, për pushuesit nga Kosova, për shqiptarët që kthehen për të pushuar në Shqipëri dhe për pushuesit në bregdet. Fletë-palosje edhe për biznesin gjatë sezonit duke u kërkuar të përmbushin detyrimet, por edhe duke u ofruar ndihmën dhe gadishmërinë e policisë për çdo emergjencë dhe problematikë.

Policia e Shtetit nuk është mjaftuar vetëm me masa sensibilizuese për rritjen e sigurisë së pushuesëve, por ka marrë një sërë masash. Kështu, për sezonin e verës janë angazhuar:
1,100 forca policore që janë për Qarkullimin, FNSH, forca shtesë të rendit, 170 mjete (automjete, motorrë dhe biçikleta). Gjithashtu, janë hapur 5 stacione provizore, 3 në bregdet dhe 2 në zona malore. Ndërkohë, këtë vit risi është hapja e stacionit në Tale të Lezhës. Edhe për patrullimin detar janë 7 mjete lundruese.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …