Tuesday , 26 October 2021

MBERRIJNE 300 AFGANE TE TJERE NE SHENGJIN

300 shtetas të tjere afgane janë akomoduar në zonen e turistike të Shëngjinit.

Ata janë transferuar mbrëmjen e së mërkures nga qytetit Studenti ku ishin strehuar përkohësisht. Afganet janë sjellë me autobuzë, ndëra shoqëroheshen nga forcat e policisë.

Akomodimi i tyre është bërë në resortin ku u strehuan kontigjenti i parë të cilët mbërriten diten e hënë në Shëngjin. Ndërkohë në zona ku janë strehuar po monitorohet nga forcat e policisë si dhe është vendosur perimeter sigurie.

Gjithashtu në dispozicion të tyre qëndron përgjatë 24 oreve dhe përsoneli mjekësor për tju ardhur në ndihmë për çdo problem që ata mund të kenë.

Sipas burimeve në ditet në vijim pritet të mbërrijnë shtetas afgan të tjerë në Shëngjin, pasi në këtë zonë është planifikuar që të strehohen përkohësisht rreth 2 mijë përsona.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, FAMULLIA MERR EMRIN “ZOJA E SHKODRËS”

Besimtarët katolikë në Shkodër kanë kremtuar Festën e Zojës së Shkodrës, pajtores së qytetit. Festa …