Anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD, u shpreh se shpreson që ndryshimet në Statut të bëhen realitet që në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë, më 17 korrik.
Sipas Kadillit, PD ka nevojë për një frymë ndryshimi rrënjësor.
Më herët, kreu i PD, Lulzim Basha, ka folur në mbledhjen e Kryesisë për zgjedhjet e 13 qershorit për kryetar.
Basha tha se zgjedhjet në parti treguan vullnetin e demokratëve për të vazhduar betejën për ndryshim. Sipas tij, vetë demokratët kanë kërkuar vazhdimin e betejës dhe ai paralajmëron se për këtë qëllim duhet përgatitje me të gjitha format e mjetet për këtë përballje.
Po ashtu lideri i demokratëve thekson se shqiptarët e demokratët nuk mund të presin deri në 2025, prandaj një orë e më parë duhet rrëzuar regjimi.