Thursday , 23 February 2023

MBLEDHJA E RADHËS E KQZ PËR ZGJEDHJET E 6 MARSIT

KQZ ka zhvilluar këtë të shtunë mbledhjen e radhës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Në këtë mbledhje, partitë politike propozuan anëtarët e tyre. PD ka legjitimuar si përfaqësues të saj Indrit Sefën, sekretar për çështjet ligjore e zgjedhore si edhe Marash Logun, duke ia hequr këtë përfaqësim Ivi Kasos, i shprehur hapur krah ish kryeministrit Sali Berisha.

Në fjalën e tij, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i “mbylli derën” Kasos së grupit të rithemelimit, duke thënë se marrëdhënia jonë është institucionale.

Lidhur me këto ndryshime, Kaso u shpreh se përfaqësimi vijon automatikisht, për sa kohë jemi në periudhë ligjore, duke theksuar vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Lexoni dhe kete

PD DHE PL FIRMOSIN MARRËVESHJEN PËR ZGJEDHJET E 14 MAJIT

Ashtu siç u lajmërua një ditë më parë, këtë të enjte është zyrtarizuar marrëveshja mes …