Thursday , 23 February 2023

MBLEDHJA E TAKSAVE NGA DREJTORIA E TATIMEVE

Drejtoria e Tatimeve ka renditur disa nga rezultatet e arritura për sa i përket mbledhjes së taksave ku gjate kësaj periudhe, numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht është 2,756 dhe vlera është 2 miliard e 190 milionë leke. Ka vijuar procesi i fshirjes automatike të detyrimeve për periudhën përpara vitit 2010 dhe kompensimi me kredi, si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues qe kanë paguar principalin, më shumë se 28,535 tatimpagues kane përfituar dhe ky proces vijon ende. Janë futur në skemën e sigurimeve shoqërorë gjatë nëntë javëve to para të aksionit 935 punonjës që janë konstatuar të padeklaruar dhe janë mbyllur 541 subjekte të paregjistruara në organet tatimore si dhe për shkelje të tjera si mos lëshim kuponi për herë të dytë;

Janë regjistruar 4,602 subjekte të reja. Shërbimi i Tatimpaguesve ka asistuar ballë për ballë 61,170 tatimpagues; 10,086 është numri i tatimpaguesve të kontaktuar për ligjin e faljeve; Mbi 26,447 tatimpagues janë kontaktuar për të nxitur vetëkorrigjimin; 10,862 është numri i vizitave këshilluese të përfunduara Janë organizuar 83 takime me komunitetin e biznesit në territor; Qendra e thirrjeve ka vijuar to ofrojë shërbimet në numrin e vënë në dispozicion për çdo problematikë dhe suport ndaj çdo tatimpaguesi duke asistuar rreth 14,117 telefonues, si dhe përdorues to live chat. Ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve te prapambetura, ku gjate kësaj periudhe, numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht është 2,756 dhe vlera është 2 miliard e 190 milionë leke.

Lexoni dhe kete

11,493 BIZNESE TE VOGLA KALUAN NE TVSH, PA KOSTO

Administrata tatimore njofton se kalimi i biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është një …