“MË SHUMË VËMENDJE NDAJ URËS SË MESIT”

Afrimi i stinës së verës rrit numrin e vizitorëve pranë Urës së Mesit në Shkodër. Nga vende të ndryshme të Shqipërisë, por edhe të botës, vizitojnë këtë monument kulture.

I tillë është rasti edhe i një familje nga Pogradeci, që vlerëson këtë monument, por theksojnë se duhet edhe më shumë vëmendje dhe përkujdesje.

Edhe një qytetar shkodran kërkon më shumë përkujdesje ndaj Urës së Mesit.

Ura e Mesit ndodhet rreth 8 km larg qytetit të Shkodrës, mbi lumin Kir, një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë.

Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër.

Lexoni dhe kete

MATURANTËT NË PROTESTË PËR PROVIMIN E MATEMATIKËS

Në mes të provimeve, maturantët në vend kanë nisur sot protestat. Maturantët nga gjimnaze të …