Thursday , 23 February 2023

MEDIU: RAMA NUK KA DASHUR DHE AS NUK DO TË JAPË LLOGARI

Teksa zhvilloi një takim me banorë të Paskuqanit dhe Bulevardit të Ri, kreu i PR, Fatmir Mediu tha se sot janë me qindra, me mijëra biznese që falimentojnë. “Edi Rama ka shkatërruar në këto 8 vjet cdo mundësi për të zhvilluar ekonominë e vendit tonë,” – theksoi Mediu.

Sipas Mediut, Edi Rama ka një mosvlerësim për atë që është vlera më e madhe e jona, geni ynë si shqiptarë, si komb, për atë që ne jemi krenuar gjatë gjithë këtyre viteve, Edi Rama thotë sot që nuk vlen.

Mediu tha se ka ardhur koha që të jemi të gjithë të bashkuar për të larguar Edi Ramën dhe regjimin e tij të korruptuar.

Lexoni dhe kete

PD DHE PL FIRMOSIN MARRËVESHJEN PËR ZGJEDHJET E 14 MAJIT

Ashtu siç u lajmërua një ditë më parë, këtë të enjte është zyrtarizuar marrëveshja mes …