Wednesday , 27 October 2021

MËSIMI PLOTËSUES NË VEND

Kjo e mërkurë ka hapur shkollat në vendin tonë për nisjen e mësimit plotësues për të gjithë nxënësit në Shqipëri. Mësimi pritet të zgjasë rreth 2 orë e 30 minuta.

Me rastin e fillimit të mësimit plotësues, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, u është drejtuar nxënësve, mësuesve dhe prindërve me anë të një mesazhi të publikuar në rrjete sociale.

Kushi u ka rikujtuar të gjithëve që të mos harrojnë kujdesin dhe vëmendjen ndaj rregullave anti-COVID, për të ruajtur shëndetin dhe të afërmit, si edhe kishte një apel ndaj të gjithë arsimtarëve të pavaksinuar deri më tani që t’i bashkohen sa më parë muajit të hapur të vaksinimit masiv, në mënyrë që të kemi një vit shkollor të mbarë dhe të sigurtë.

Edhe ky vit shkollor do të zhvillohet në kushtet e pandemisë, teksa javët e fundit në vendin tonë ka pasur një rritje të rasteve pozitive me virusin.

Lexoni dhe kete

150-VJETORI I LINDJES SE FISHTES, SHTEPIA E POETIT E KYÇUR

150-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, e gjeti të mbyllur shtëpinë ku ka jetuar …