Presidenti Ilir Meta, nga Vlora, ka ftuar qytetarët që të shkojnë dhe të votojnë në 25 prill, që vendi të futet në shinat demokratike.
Meta i është përgjigjur edhe akuzave ndaj tij nga kampi kundërshtar, duke thënë se institucionet janë kapur dhe për këtë arsye po largohen të rinjtë.
Ndër të tjera, kryeministrit Rama, Meta tha se do t’i japë një adresë në 26 prill që të vijë të kurohet, duke nënkuptuar spitalin psikiatrik atje.