Dy ministrat, Blendi Klosi dhe Ditmir Bushati kanë vizituar panairin e Artizanatit në shëtitoren e Velipojës, ku edhe panë nga afër stendat e paraqitjes dhe tregtimit të produkteve të zonës. Klosi dhe Bushati vunë theksin tek mundësitë që duhet të shfrytëzohen nga zonat me tradita me prodhime tipike vendase. Vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Klosi i bëri një apel të gjithë përpunuesve të produkteve shqiptare, që të shfrytëzojnë lehtësirat fiskale të ligjit të zejtarisë dhe agroturizmit, për të rritur ekonominë e tyre familjare.
Aktivitete të tilla promovuese të zonave të Shkodrës do të organizohen edhe në ditët në vijim.