Monday , 25 October 2021

MINISTRIA BLLOKON AKTIVITETET, BOKSI VETËM ME “SPARINGJE”

Federata Shqiptare e Boksit ka marrë një tjetër përgjigje negative nga Ministria e Shëndetësisë duke mos e lejuar të zhvillojë asnjë aktivitetet kombëtar gjatë kësaj periudhës së pandemisë.

Në këto rrethana, të gjendur para faktit që prej më tepër se një viti në Shqipëri nuk bëhet boks, krejt ndryshe nga të gjitha vendet e tjera, drejtuesit e Federatës kanë marrë një inisiativë për të zhvilluar ndeshje kontrolli me boksierët më të mirë të vendit.

Sipas presidentit Florend Kalivopulli, këto sparingje janë e vetmja mënyrë për të mbajtur boksin gjallë dhe për të mbajtur në formë sportistët më të mirë për aktivitetet ndërkombëtare ku do të marrin pjesë…

Nga ana tjetër, trajneri i kombëtares shqiptare Zef Gjoni është shprehur se me anë të këtyre sparingjeve do të dalin boksierët më të mirë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet në muajin maj…

Kujtojmë që Shqipëria për vitin 2020 nuk arriti të shpallë dot kampionët kombëtarë dhe me shumë të ngjarë e njëjta gjë do të ndodhë edhe këtë vit, duke krijuar një situatë të paprecedentë në boksin tonë.

Lexoni dhe kete

“GOLDEN EAGLE YLLI” FITUES I SUPERKUPËS MBARËKOMBËTARE

Skuadra kosovare Golden Eagle Ylli është shpallur fituese e të parës Superkupë Mbarëkombëtare në basketboll …