Wednesday , 4 August 2021

MIRDITE, RRUFEJA GODET TUFEN E BAGETIVE TE IMTA

250 krerë bagëti të imta, dele, dhi, keca e shqerra kanë ngordhur, pasi tufa bagëtive u godit nga rrufeja.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në fshatin Zaj të Njesisë Administrative të Selitës në Mirditës, teksa zona u përfshi nga një stuhi shiu me bubullima e rrufe.

Në momentin e ngjarjes bagëtitet ishin duke kullotur në mal, ndërsa fatmiresisht çobanja Prena Buraku, arriti të shpëtojë pa marrë asnjë lëndim.

Dëmi ekonomik i shkaktuar është i konsiderueshem, ndërsa bagëtitet e ngordhura janë ende në mal, pasi asnjë nga autoritetet përkatëse nuk ka shkuar për ti groposur.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET 38-VJEÇARI ME 2 MINA ME TELEKOMANDE

Një 38-vjeçar u arrestua në Kurbin, pasi u kap me dy mina me telekomandë. Operacioni …