“Mirënjohje” për kontributin e dhënë si futbollist i formacionit titullar të Vllaznisë kampione dhe fituese të Kupës së Shqipërisë së viteve 70-të. Është ky vlerësimi që kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia zgjodhi t’i dorëzojë në ditën e lindjes ish mesfushorit të Vllaznisë Çesk Ndoja.
Megjithëse u shkëput herët nga sporti ne moshen 28-vjeçare, Ndoja la gjurmët e tij krah emrave të shquar të futbollit shkodran dhe atij shqiptar.
I lindur në Shkodër më 14 shkurt 1949, ai e nisi futbollin që në moshë të vogël tek shtëpia e pionerit me trajner, të mirënjohurin Ernest Halepjani.