1 ditë pas ngjarjes së rëndë në Himarë, ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga një mjet motorik, situata në plazhe duket më e qetë. Në plazhin e Velipojës nuk shihen në qarkullim mjetet motorike.
Ndërkohë, pushuesit në këtë plazh kërkojnë që mjetet motorike të hiqen plotësisht. Ato kërkojnë që shteti të marrë masa, pasi janë kthyer në rrezik për fëmijët dhe bregdeti duhet të jetë më i lirë nga këto mjete…
Mjetet motorike janë kthyer në një shqetësim serioz për pushuesit në vendin tonë, pasi lëvizin pranë qytetarëve që janë në ujë.