“Moll’ e ndalueme” ishte aktiviteti i radhës në kuadër të Javës së Pavarësisë, i organizuar nga Bashkia Shkodër. Një ekspozitë e veçantë, ku paraqiteshin objekte personale të poetit dhe prozatorit Migjeni, por edhe grafika bardh e zi.
Krijimet letrare të “poetit të rinisë”, siç cilësohet Migjeni, ishin materializuar me përkushtim dhe domethënie nga Vladimir Myrtezai dhe Pandi Mele.
Ekspozita u hap në mjediset e muzeut historik “Oso Kuka” në qytetin e Shkodrës.