Muaji Korrik është mbyllur me 97 raste zjarresh në Shkodër, por janë 40 raste më pak se viti i kaluar për të njëjtën periudhë. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga drejtori i repartit zjarrëfikës në Bashkinë Shkodër, Agron Dibra.
Dibra bën me dije se kanë 7 mjete zjarrëfikëse në dispozicion, por sheh si të domosdoshëm shtimin e efektivëve.
Sipas tij, rastet e qëllimshme të zjarreve janë të vështira për tu provuar…
Ndër të tjera, Dibra tha se nuk kemi vatra aktive zjarri në Bashkinë Shkodër.