Friday , 3 February 2023

MUNGESA E KRAHUT TE PUNES NE SEKTORIN E TURIZMIT

Mos pasja e një të ardhme të sigurtë në punë dhe pagat e ulëta, po i mban larg sektorit të turizmit punonjësit e kualifikuar. Kështu shprehet Eksperti i Turizmit Leonard Seferi, sipas të cilit puna në këtë sektor është sezonale vetem gjatë muajve të veres, ndaj dhe krahu i punës e sheh të ardhmen jashtë vendit.

Vitet e fundit shumë biznese në sektorin e turizmit kanë rekrutuar staf nga jashtë vendit, dhe sipas ekspertit Leornard Seferi atyre ju është ofruar paga dhe kushte pune më të mira.

Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në shqetësim për biznesin e turizmit në Shqipëri, pasi të rinjtë që përfundojnë kurse apo shkolla profesionale po e shohin të ardhmen jashtë vendit.

Lexoni dhe kete

MARSHIM HOMAZH PER TRAGJEDINE E HIMARES NE SHENGJIN

Dioqeza e Rrëshenit në bashkëpunumim me organizata të Shoqërise Civile në Kurbin e Lezhë, u …