Thursday , 23 February 2023

MUNGON NGROHJA, MBYLLET SHKOLLA NE FAN TE MIRDITES

Shkolla e mesme “Ndrec Ndue Gjoka” në Fan të Miditës ka mbyllur dyert për nxënësit që prej ditës së hënë.

Vendimi është marrë nga drejtoria e shkollës, për shkak të temperaturave të ulëta disa gradë nën zero dhe mungeses së ngrohjes në këtë objekt arsimor.

Sistemi i ngrohjes në këtë shkollës e cila është ndërtuar vitin e kaluar bëhët përmes kaldajës, por kjo e fundit ka dalë jashtë funksioni, pasi tubacioni i ujit që furnizon sistemin e ngrohjes ndodhet në siperfaqe në një gjatëse prej 300 metrash dhe ka ngrirë si shkak temperaturave të ulëta.

Drejtori i shkollës “Ndrec Ndue Gjoka” Frrok Vokrri thotë se problematika i është prezantuar Bashkisë Mirditë, ndërsa proçesi mësimor do të rinisë pas rritjes së temperaturave.

Në shkollen e mesme të Fanit marrin marrin dije 220 nxënës të 13 fshatrave të kësaj të kësaj zone, ndërsa gjatë kësaj periudhe është urdheruar zhvillimi i proçesit mësimor online, por pjesa më e madhe e nxënësve nuk kanë akses në internet në këtë zonë të thellë malore.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …