Thursday , 23 February 2023

MUNGON UJE VADITES NE FUSHE-KUQE TE KURBINIT

Token e kanë kultivuar, por të mbjellat nuk garantojnë prodhim, për shkak të mungeses së vaditjes. Kjo është problematika me të cilen përballen prej vitesh fermeret e fshatrave të Fushë-Kuqes në Kurbin, një nga zonat me rendiment mjaft të lartë në sektorin e bujqësise.

Falë mirembajtjes së vetë banoreve, sistemi i vaditjes është funksional por në kanale nuk rrjedh asnjë pike uje. Në këto kushte fermeret janë munduar të gjejnë zgjidhje alternative permes pompave thithese, por diçka e tillë është më shumë kosto për ta.

Mungesa e ujit për vaditjes është një problem i vjeter në fshatrat e Kurbinit, duke detyruar shumë fermer që të heqin dore nga sektori i bujqesisë, pasi toka nuk jep rendiment.

Lexoni dhe kete

“LAND AND SAND ART FESTIVAL” NË VELIPOJË

“Land and sand Art Festival” është festivali i parë i skulpturave të artit në rërë. …