Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka përcjell mesazhe të forta për ruajtjen e familjes.
Për sulmet e djallëzuara kundër kodit të familjes, siç i konsideron ai, imam Sytari nxit vëmendje dhe asnjë tolerancë para përpjekjeve të kujtdo që punon me kazmat e shkatërrimit kundër vlerave fetare e kombëtare.
Nuk ka forcë në botë që e frenon njeriun për të ecur përpara në dritën e Zotit shtoi Imam Sytari…
Mesazhet, Imam Sytari i përcolli në prag të 16 nëntorit, një datë e shënuar historike për kombin tonë, që përkon me 31-vjetorin e ceremonisë së rikthimit të besimit fetar në vend.