Thursday , 23 February 2023

NAFTA BIE NË BURSË, BORDI NË VEND E RRIT ME 6 LEKË

Kur në vendin tonë pritej një ulje e çmimit të naftës për shkak edhe të rënies në bursë, Bordi i Transparencës bëri të kundërten duke e rritur atë me 6 lekë më shumë. Për drejtuesit e automjeteve në Shkodër, çmimi i naftës është bërë i papërballueshëm dhe detyrohen ta marrin në vendin fqinj të Malit të Zi. Për këtë, ato kërkojnë ndërhyrje të qeverisë…

“Kemi më interes për ta marrë naftën në Mal të Zi. Këtu e ulin dhe e çojnë çmimet si të dëshirojnë. 1 herë në 3 ditë marr në Mal të Zi, kursej 30 mijë lekë. Mbush 10 mijë lekë naftë dhe nuk ke ku të shkosh me atë çmim.” – shprehet një qytetar.

“Çmimi i naftës për kushtet tona është shumë shtrenjtë. Në Kosovë shumë më lirë, këtu është e papërballueshme. Shpresojmë të ulet meqë ka rënë në bursë.” – shprehet një tjetër qytetar.

“Kemi ardhur në Shkodër për të bërë qejf, por çmimi i benzinës dhe i naftës shumë i lartë. I kërkojmë qeverisë të marrë masa. Unë banoj Romë dhe atje çmimi është shumë më i lirë, 1.50 euro.” – shprehet një emigrant nga Italia.

Nga pasditja e 17 gushtit, 1 litër naftë në vend shitet 227 lekë, ndërsa benzina 201 lekë.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …