Tuesday , 26 October 2021

NDAHET NGA JETA MJESHTRI I HUMORIT PAULIN PREKA

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit shkodran, Paulin Preka.

Ai nuk ka mundur dot të fitojë betejën me një sëmundje të rëndë, prej të cilës vuante prej kohësh. Paulin Preka kishte vite që jetonte me familjen në Itali dhe atje ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Ai është simboli i Estradës së Shkodrës, pasi aty krijoi një profil artistik origjinal për më shumë se 40 vjet karrierë. Luajti role të karaktereve të ndryshme në llojet e shkurtra të humorit, si komedi me një dhe disa akte, skeçe, dialogë, monologë, parodi, etj.

Aktrimi i tij spikati posaçërisht në mishërimin e personazheve pozitive, ku ai ishte i hijshëm, i natyrshëm dhe fin në skenë. Bashkë me aktorët e mirënjohur të kësaj estrade si Tano Banushi, Hasan Smaja, Zyliha Miloti dhe Zef Deda, ai ka luajtur shumë pjesë e komedi të shkruara për estradë (Daja i burrit, Dhëndri nga Amerika, Fotografisti, Toka jonë, Trualli i zënë etj).

Sakaq, Preka është vlerësuar me titullin “Artist i merituar”. dhe së fundmi edhe me titullin Mjeshtër i Madh nga Presidenti i Republikës.

Lexoni dhe kete

150-VJETORI I LINDJES SE FISHTES, SHTEPIA E POETIT E KYÇUR

150-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, e gjeti të mbyllur shtëpinë ku ka jetuar …