Wednesday , 29 September 2021

NDIHMA LIGJORE FALAS NË SHKODËR

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, së bashku me përfaqësuesen e UNDP-së në Shqipëri, Limya Eltayeb, ambasadorin austriak Christian Steiner dhe drejtuesen e Zyrës Qendrore të Agjencisë Austriake për Zhvillim, Simone Ungerzboeck, zhvilluan një sërë takimesh në Shkodër, kryesisht për ndihmën ligjore falas.

Ministrja Gjonaj dhe partnerët ndërkombëtarë zhvilluan një takim me gjyqtarë dhe prokurorë të gjykatave dhe prokurorive të Rrethit dhe Apelit Shkodër.

Ministrja Gjonaj theksoi rolin e gjyqtarëve në procesin e ndihmës ligjore falas.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit po ashtu siç nënvizoi ministrja, janë dy prioritete, në të cilat jo vetëm qytetarët, jo vetëm ne por edhe partnerët tanë presin të shohin rezultate.

Për herë të parë ndihma ligjore falas ofrohet për të gjitha natyrat e çështjeve, duke rritur numrin e qytetarëve që përfitojnë nga ndihma ligjore, por gjithashtu duke vendosur si kërkesë ligjore që ndihma dytësore të jepet me vendim gjykate, si një garant i vlerësimit të kushteve në mënyrë objektive.

Lexoni dhe kete

NIS PROÇESI MESIMOR NE 41 SHKOLLAT E LEZHES

8637 nxënës nisen këtë të hënë vitin e ri shkollor në Lezhë, nga të cilët …